Varianti i britanik i COVID-19, i cili u shfaq për herë të parë në Kent, sipas parashikimit të ekspertëve do të përhapet në të gjithë botën dhe do të bëhet lloji dominues i virusit kudo.

Sipas Sharon Peacock, shefes së programit të mbikëqyrjes gjenetike në Britaninë e Madhe, varianti britanik i COVID-19 ka përfshirë të gjithë vendin dhe se shpejti pritet të jetë në të gjithë botën. Ai tashmë është konstatuar në 50 vende të ndryshme.

Varianti britanik është shfaqur për herë të parë në shtator të vitit të kaluar në Britaninë e Madhe dhe është përhapur me shpejtësi, duke u bërë arsyeja e shtimit të masave anti-COVID në të gjithë botën, me qëllim minimizimin e përhapjes së tij.

“Ajo që na shqetëson vërtet është transmetueshmëria”, tha Peacock.

Ekspertja shtoi se lufta me virusi do të zgjasë për vite me radhë dhe se vaksinat janë krijuar për variantet e mëparshme të COVID-19. Sipas Peacock, pavarësisht se shkencëtarët mendojnë se mund të funksiononjnë edhe ndaj varianteve të reja përsëri kjo është një gjë ende e pavërtetuar.

Britani e Madhe është një ndër vendet më të prekura për sa i përket pasojave socio-ekonomike.

Numri total i infektimeve ka shkuar, ndërkohë që ai i viktimave është në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Britania e Madhe është vendi i parë në botë i cili ka nisur vaksinimin kundër COVID-19, dhe vendi i parë i cili po përdor 3 lloje të ndryshme të vaksinës kundër virusit, Pfizer, AstraZeneca Moderna.