
Shqipëria ka ende punë për të bërë për reformën në drejtësi. Kështu u shpreh, James Lofton, pedagog i drejtësisë në universitetin e Uashington dhe ish- këshilltar për reformën në drejtësi gjatë një takimi me studentët dhe pedagogët e fakultetitit të drejtësisë në Shkodër.
Ndërkohë, dekania Irma Baraku tregon se eksperienca të tilla janë të vlefshme jo vetëm për studentët por edhe pedagogët e fakultetit të drejtesisë.
Gjatë këtij takimi, profesori i universitetit të Uashingtonit James Lofton foli për të demokracinë, shtetin e së drejtës dhe reformës në drejtësi. Ndërsa aktiviteti vjen në kuadër të ndërkombëtarizimit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.