Star Plus ka trajtuar ditët e fundit problematikën e ndotjes mjedisore në disa zonë të bashkisë Shkodër. Lidhur me këtë fenomen ka reaguar edhe pedagogu i gjeografisë dhe eksperti i mjedisit, Ervis Krymbi i cili tregon se problematika shfaqet kryesisht në brigjet e poshtme te lumenjve. Pedagogu Krymbi sugjeron që të dedikohet një zonë për depozitimin dhe përpunimin e këtyre mbetjeve.

E gjithë ajo sasi e mbetjeve që hidhet pa u shqetësuar nga personat e papërgjegjshëm përfundon më pas nga ujërat e lumit Kir, në Bunë dhe në detin Adriatik jo vetëm duke e ndotur tej masë atë por duke sjellë edhe probleme të tjera. Një prej shkaqeve që ka ndikuar në devijime të ndryshme të atij lumi, sipas edhe specialistëve të fushës janë mbeturinat që përfundojnë në rrjedhën e lumit Kir. Edhe pse disa herë është bërë thirrje që të mos hidhen aty por edhe të pastrohen diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo situatë përsëritet çdo ditë.

Artikulli paraprakNDARJA NGA JETA E IKONËS SË TEATRIT DHE KINEMATOGRAFISË SHQIPTARE, NISIN HOMAZHET NË NDER TË AKTORES MARGARITA XHEPA NË TKOB
Artikulli tjetërLEKSION I HAPUR ME STUDENTËT