
Dhuna ndaj grave dhe vajzave vijon të jetë një fenomen shqetësues në qarkun e Shkodrës.
Drejtuesja e shoqatës “Gruaja tek Gruaja” Trendelina Boriçi thotë se vihet re një tendencë në rritje e rasteve të grave të dhunuara pasi pothuajse cdo ditë paraqitet një rast I ri për ndihmë.
Sipas ekspertës tradita dhe frika e paragjykimit nga komuniteti për rastet e dhunës , bën që gratë dhe vajzat të mos denoncojnë. Rasti I Anilës është një këmbanë alarmi për të gjithë.
Anila Ndoka, nënë e 3 fëmijëve ishte viktima e fundit e dhunës në Shkodër , e cila u qëllua për vdekje nga bashkëjetuesi i saj Kolë Manaj me një plumb në kokë dhe më pas qëlloi dhe veten.