Bashkia Shkodër starton me aktivitetet e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në ambientet e pinaotekës së muzeut Historik Shkodër është promovuar ‘’Ekspozita artefakte kastriotane’’ nga koleksionisti i apasionuar Gjergj Marena. Nenkryetarja e Bashkisë Shkodër Emi Koliqi shpreh falenderime për punën e palodhur të koleksionistit Marena.

Nga ana tjetër, Koliqi shprehet se ky është vetëm fillimi i aktiviteteve të vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Koleksionisti Gjergj Marena tregon për publikun shkodran që pasioni I tij ka filluar që kur ka qenë fëmijë e deri tani. Gjithashtu, ai shpjegon domethënien e artefakteve të ekspozuara.

Hapja e ekspozitës përkonë me 550 vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjrgj Kastriot Skënderbeu. Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin personalitete të pushtetit vendor, njerëz të artit e kulturës dhe qytetarët e qytetit të Shkodrës.