
Fakultetit të Arteve të Aplikuara në Ferizaj, ka prezantuar sot në Shkodër ekspozitën digjitale “Future Frames” , ndërsa kanë punuar për realizimin e muraleve në së bashku me studentet e universitit të Shkodrës. Dekania e fakultetit të arteve në Ferizaj, Lebibe Topalli foli për qëllimin dhe synimet e ekspozitës, duke theksuar rëndësinë e promovimit të artit digjital dhe krijimtarisë së studentëve.
Shefi I departamentit të arteve, në univeristetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, Rudin Beka si dhe rektori i universitetit, Tonin Gjuraj theksuan rëndësinë e këtij aktiviteti për zhvillimin e artit digjital dhe edukimin kreativ në universitet, duke e cilësuar ekspozitën si një hap të rëndësishëm për lidhjen e artit me teknologjinë moderne.
Ekspozita paraqet punimet më të mira të studentëve dhe ofron një përvojë të re vizuale për publikun, duke reflektuar të ardhmen e krijimtarisë digjitale.






