
Në sheshin para Bashkisë Shkodër u zhvillua sot ekspozita dhe stendat e “Gjithëpërfshirjes”, një aktivitet i organizuar nga Bashkia Shkodër me synimin për të promovuar barazinë, diversitetin dhe përfshirjen sociale.
Në këtë ekspozitë u prezantuan punime të ndryshme, të cilat janë realizuar nga persona me aftësi ndryshe, duke vënë në qendër talentin, kreativitetin dhe potencialin e tyre.
Ndërkohë, edhe Shoqata “The Door”, ka kontribuar në zhvillimin e kësaj dite për të rinjtë.
Përmes stendave dhe prezantimeve, qytetarët u njohën me projektet që synojnë mbështetjen dhe fuqizimin e individëve me sfida të ndryshme, ndërsa aktiviteti u konsiderua një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një komuniteti më të hapur dhe gjithëpërfshirës






