Ekspozita “Dy rrugët e Idromenos” e hapur muajin e kaluar pranë Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” përveç tërheqjes së vizitorëve të shumtë, po shërbën edhe për të zhvilluar biseda informuese dhe takime për tu njohur më shumë me historinë kulturore të qytetit tonë.

Drejtori I Degës së Filmit në Shkodër në vitet ’80 – ’92 Gjergj Dinelli foli para artdashësve për vlerat që ka qyteti I Shkodrës dhe artisti shumë dimensional, Idromeno. Gjithashtu ai foli për shfaqjen e parë filmike, kinematë e Shkodrës etj. Ekspozita “Dy rrugët e Idromenos” hapi aktivitetet për vitin 2017 në muzeun Marubi dhe është njëra prej më të arrirave në artin pamor të qytetit tonë.