
“Ekrani I fikur, fëmijët në zgjim” ishte ekspozita e fëmijëve të vegjël të kopështit “Bep Tusha” në Shkodër, të cilët sollën një pjesë të realitetit të përditshëm. Ndikimi I paisjeve elektronike, mungesa e vëmendjes në rritjen dhe edukimin e fëmijëve ka bërë që mësuesit e kopështit të ndërmarrin këtë nisëm për angazhimin e fëmijëve përmes aktiviteteve në natyrë dhe atyre artistike.
Ekspozita u hap në Galerinë e Arteve në Shkodër, ndërsa morën pjesë prindër të shumtë, ndërsa në fokus ishte ndërgjegjësimi për rëndësinë e vëmendjes që I duhet kushtuar fëmijëve të kësaj moshe dhe jo vetëm.