“Filigrani, arti i t’parëve” është ekspozita që u hap në galeri “Oda” nga artizania Aurora Piranej e cila ka trashëguar zeje nga nëna dhe gjyshja e saj. Kjo ekspozitë i kushtohet muajit të tetorit rozë në luftën kundër kancerit të gjirit. Artizania Piranej solli përmes punimeve me filigran disa prej grave të shquara të Shqipërisë.

Një shqetësim për artisten Piranej është se tashmë filigrana nuk po trashëgohet aq sa duhet ndër breza dhe është një prej zejeve e cila nuk po punohet shumë duke rrezikuar që një trashëgimi e tillë edhe të humbasë.

Vështirësitë janë të përditshme shprehet Piranej në artin me filigran por nuk do të heq dorë asnjëherë për të vijuar trashëgiminë e të parëve të saj.

Tre vite më parë artizania Piranej vendosi që të ruaj një tradite shumëvjeçare duke hapur kështu sipërmarrjen “Margjelo Filigran Albania”. Punimet e realizuara si bizhu, suvenire apo objekte të tjera zbukurime me filigran argjendi punohen me dorë, duke ruajtur dhe trashëguar zejen e vjetër të punës me filigran.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODRA EPIQENDËR E EMIGRANTËVE ILEGAL
Artikulli tjetërSHKODËR, KREMTOHET FESTA E AUSTRISË