
“Historia e Shqipërisë përmes hartave” është ekspozita që është zhvilluar në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës, një nismë kjo e drejtorit të bibliotekës Gjovalin Çuni.
Drejtori Çuni thotë se këto harta të veçanta janë realizuar nga botuesit më të njohur europian ndër vite. E pranishme ishte edhe drejtorja e kulturës në bashkinë Shkodër Terezina Hila e cila tha se këto harta janë një mundësi e mirë edhe për studentët. Hartat e publikuara në këtë ekspozitë që vjen për herë të parë nisin që nga lashtësia e deri në vitet e ndarjes së kufijve të Shqipërisë, me firmën e fuqive të mëdha të asaj kohe.