
“Letra nga ferri” u titullua ekspozita e hapur në muzeun “Vendi I Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Në këtë ekspozitë u prezantuan për herë të parë letra që përmbajnë dëshmi reale të të burgosurve politikë gjatë regjimit komunist. Drejtori I muzeut, Pjerin Mirdita tha se njohja e kësaj periudhe dhe përfshirja në programet e studimit është shumë e rëndësishme për vendin tonë.
Qelo Hoxha, drejtor i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit tha se kjo ekspozitë është dëshmi autentike e asaj periudhe.
Ergys Mërtiri, kurator i ekspozitës jep disa detajë për përmbajtjen e këtyre letrave.
Ndërkohë, e pranishme ishte edhe Elena Zorba, e bija e Zef Zorbës e cila e quajti gabim të rëndë dënimin që i është bërë elitës së asaj kohe.
Ekspozita “Letra nga ferri” synon të sjellë një dimension të thellë njerëzor të përvojës së të burgosurve politikë përmes letrave dhe dokumenteve autentike që përfaqësojnë rezistencën e tyre shpirtërore dhe intelektuale përballë një regjimi shtypës.