
Në shkollën “Prenk Jakova” është zhvilluar ekspozita artistike me temë “Nëntori i Lirisë”, një aktivitet i organizuar në kuadër të festave të Nëntorit. Mësuesja Esmerilda Herovi bëri të ditur se janë paraqitur rreth 32 punime të ndryshme, të realizuara nga nxënësit, duke përfshirë vizatime, piktura dhe punime me motive popullore.
Ndër punimet më të preferuara nga nxënësit mbeten portretet, ku ata kanë zgjedhur të punojnë figura të ndryshme, por edhe elemente karakteristike të traditës shqiptare..
Ekspozita “Nëntori i Lirisë” u prit me interes nga nxënës, mësues dhe prindër, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke treguar edhe një herë talentin artistik të të rinjve të shkollës “Prenk Jakova”.






