
Në galerinë e arteve “ Oda” u prezantua ekspozita e qeramikës me titull “Prekje dhe Kujtesë” me autore Laura Sllamniku Kryeziu .
Për të pranishmit u ekspozuan vepra qeramike të veçanta dhe autentike .
Kjo ekspozitë u kurua nga galeristja Rozafa Shpuza, duke sjellë një përvojë artistike të ndjeshme dhe të menduar me kujdes për publikun.
Pritja nga publiku artdashës shkodran ishte jashtëzakonisht e ngrohtë dhe mirënjohëse, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të kujtesës dhe ndjeshmërisë.
Ekspozita mbetet e hapur për publikun gjatë ditëve në vijim në Galerinë ODA në Shkodër






