Paraditen e së martës, me rastin e inagurimit të qendrës kulturore, shoqata “Përpjekje” organizoi gjithashtu edhe ekspozitën fotografike të titulluar “Qytetërimi i Urave”.

Pjesë e këtij organizimi u bënë një numër i madh personash te jetës akademike dhe sociale në qytetin e Shkodrës. Në fjalën e tij, kryetari i kësaj shoqate, Dritan Sylja, bëri një rezyme të punës që shoqata “Përpjekje” kishte realizuar që prej krijimit, duke shtrirë aktivitetin në shumë hallka të shoqërisë në Shkodër.

Kumtesa e rastit mbi ekspozitën “Qytetërimi i Urave” u mbajt nga akademiku Ardian Muhaj, i cili foli për rëndësinë e madhe historike të urave të vjetra, të cilat i kanë rezistuar kohës në territorin shqiptar. 

Pas hapjes, të gjithë të pranishmit patën mundësinë të sodisnin të gjithë fotot e realizuara në urat më të vjetra në Shqipëri. Ura shekullore, të cilat sjellin vlerat e mëdha të një kombi me histori jo të vogël. Pjesa më e madhe e tyre i takojnë periudhës osmane.

Artikulli paraprakMIRATOHET BUXHETI I VITIT 2018
Artikulli tjetërMINISTRI BUSHATI NDIHMA PËR TË VARFËRIT