Me një ekspozitë me piktura të grave tradicionale të Shkodrës u rikthye në qytetin e saj piktorja Anila Hetoja e cila hapi ekspozitën e quajtur “Retro”. Hetoja priti miqtë e saj të artit në galerinë “Oda” në Shkodër ku u hap kjo ekspozitë. Qyteti i saj ka frymëzuar autoren për të sjellë në këtë ekspozite këto punime tradicionale.

Rozafa Shpuza e galerisë Oda shprehet se kjo hapësirë po shërben për të sjellë edhe artistët e Shkodrës përveç atyre nga Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi. Hapja e ekspozitës përkoi edhe me ditëlindjen e piktores.

Piktorja shkodrane Anila Hetoja e cila jeton në Tiranë prej vitesh edhe më përpara ka sjellë në ekspozitën e saj figurën e gruas ndërsa kjo nuk është hera e parë që ka zgjedhur qytetin e saj për të hapur një ekspozitë.

Ndërkohë Hetoja ka hapur ekspozita edhe në Tiranë por edhe jashtë Shqipërisë në Kanada dhe Gjermani ndërsa ka studiuar në universitetet e Amerikës Veriore në fushën e dizajnit dhe artit.

 

Artikulli paraprakPËRFUNDON AFATI, ENDE 8900 BIZNESE TË PAFISKALIZUARA DHE DO TË KALOJNË NË STATUS PASIV! NGA SOT MUND TË VENDOSEN GJOBA
Artikulli tjetërPSE NUK I PËRFSHITË BASHËN, ALIBEAJN DHE BARDHIN NË ORGANIZIMIN E PROTESTËS? JA SI PËRGJIGJET BERISHA