Dy artistet Arnilda Kyçyku dhe Doris Graf, kanë sjellë në Galerinë e Arteve në Shkodër, ekspozitën e pikturës “Tirana n’Shkodër”. Artistja Arnilda Kyçyku tha se në këtë ekspozitë tregon lidhjen e saj të re me Tiranën dhe u shpreh e lumtur që po vjen edhe për publikun Shkodran.
Kuratorja e ekspozitës Edit Pula, tha se dy artistet sjellin Tiranën të parë në dy këndvështrime të ndryshme.
Hapja e ekspozitave nga qytete tjera është mjat e rëndësishme, shprehet drejtori I Galerisë së Arteve në Shkodër Fatmir Juka.
Zv/kryetarja e Bashkisë Tiranë Keti Luarasi, tha se kjo ekspozitë është si një ure bashkëpunimi me Shkodrën dhe qytetarët e saj.
Teuta Qyteza, zv/kryetarja e bashkisë Shkodër tha se pret që kjo ekspozitë të mirëpritet dhe pëlqehet nga artëdashësit shkodranë.
Ekspozita do qëndrojë e hapur deri me datë 30 tetor.