
Departamenti i Arteve në Fakultetin e Shkencave të Edukimit organizoi ekspozitën e vizatimit me punime të studentëve të vitit të dytë Bachelor në programin Pedagogji Arti, nën kujdesin e pedagoges Erëmirë Jahja.
Përmes vizatimeve, studentët sollën këndvështrime artistike mbi jetën urbane, emocionet dhe marrëdhënien personale me qytetin e hapësirat që i rrethojnë.
Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës ishin të pranishëm edh Rektori i UNISHK Tonin Gjuraj, si dhe shefi i Departamentit të Arteve Rubin Mandia, të cilët vlerësuan angazhimin dhe krijimtarinë e studentëve.






