Është zhvilluar në ambientet e rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi” ekzopozita e titulluar “Art exhibition” nga shkolla e mesme “Vllazërim-Bashkim” në Ulqin. Nxënësit e shkollës prezantuan 35 punime artsistike, duke sjellë përmes pikturave të tyre emocione, ngjyra dhe mesazhe të forta. Rektori I universitetit të Shkodrës”Luigj Gurakuqi” gjatë fjalës së tij tha se shpreson që në të ardhmen të ketë një prani më të shtuar të studentëve nga Ulqini, Tuzi dhe Kosova në universitetin tonë si dhe më shumë bashkëpunime mes tyre.

Shefi I departamentit të arteve në Shkodër, Rubin Mandija theksoi rëndësine e bashkëpunimit kulturor mes tyre.

Drejtoresha e shkollës së mesme në ulqin, Ardita Kovaçi, falenderoi për mikëpritjen dhe mundësinë për të paraqitur talentin e nxënësve në këtë hapsirë akadimike.

Pas ekspozitës u mbajt edhe një koncert nga kori I shkollës I cili I dha një atmosferë të ngrohtë për të pranishmit. Ky aktivitet bëri bashkë mësues, nxënës, përfaqësues të universitetit si dhe qytetarë të cilët ndjekin artin dhe kulturën rinore

Artikulli paraprakNË KËRKIM PËR KULTIVIM KANABISI, ARRESTOHET 53-VJEÇARI
Artikulli tjetërPREMIERA “KËRKOJ VRASËS PËR NËNËN”