Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Shoqata “Projekti Shpresa” organizoi sot një ekspozitë me punime artistike të realizuara nga të rinj me aftësi të kufizuara, në Qendrën e Aktivizimit Ditor “Silvana Vignali”. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Shëndetit dhe Mirëqenies”, me qëllim promovimin e talentit dhe krijimtarisë së të rinjve, si dhe ndërgjegjësimin për shëndetin mendor dhe përfshirjen sociale. Gjatë ekspozitës, të rinjtë ndanë historitë e tyre dhe folën për përvojën që u ka dhënë arti.
Psikologia Suela Ndoj, theksoi rëndësinë e terapisë përmes artit dhe mbështetjes së vazhdueshme për këtë kategori në nevojë.
Ekspozita u mbyll mes ngjyrash, emocioneve dhe mesazheve shprese, duke sjellë një shembull të bukur të solidaritetit dhe bashkëpunimit në komunitet.

Artikulli paraprakSHKODËR,4-5 MIJË RASTE NË VIT ME ÇRREGULLIME MENDORE
Artikulli tjetërTREGU I LEZHËS DREJT SHUARJES