Specie të ndryshme të florës dhe faunës të liqenit të Shkodrës si dhe ilustrime të ndryshme erdhën në një ekspozitë të veçantë në qendrën rinore Arka në qytetin e Shkodrës. Kjo ekspozitë u mundësua nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me organizatën “Human” dhe organizatën “Drin Corda”. Fotografitë e realizuara nga 8 fotografë kanë sjellë në total 80 specie një pjesë e të cilave janë të rralla. Kjo ekspozitë thotë Irena Toçi, drejtuese e organizatës Instituti i Librit dhe Promocionit shprehet se është një mesazh artistik për të mbrojtur biodiversitetin përgjatë gjithë bazenit të lumit Drin ku në total jetojnë 1.6 milion banorë në gjithë shtetet ku kalon ky lumë.

Dy fotografë, pedagogu Denik Ulqini dhe artisti Rubin Mandija tregojnë për vlerat që ka liqeni i Shkodrës por edhe problemet dhe dëmet që janë shkaktuar.

Kjo ekspozitë me 80 specie të ndryshme nga liqeni i Shkodrës pritet që të jetë një nxitje për ta mbrojtur biodiversitetin nga vetë qytetarët por të nxisë më shumë edhe institucionet që të marrin masat e duhura.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË SHTËPI, RRUGA E BLLOKUAR PËR ZJARRËFIKËSEN
Artikulli tjetërKUVENDI NIS SESIONIN PAS PUSHIMEVE, DEPUTETËT NË KËMBË KËNDOJNË HIMNIN! RUÇI: PËRSHËNDES MARRËVESHJEN KOSOVË-SERBI