Pasi ka mësuar artin e bukur të Ebrusë, një art tradicional në Turqi, bekim Ndrukaj ka hapur një ekspozitë me punimet e tij. Ekspozita u realizua në qendrën kulturore turke “Jonus Emre” në qytetin e Shkodrës.

Autori i ekspozitës Ndrukaj falenderon ata që e ndihmuan dhe flet për punimet e tij të realizuar në artin e ebrusë.Ekspzoita e Ndrukaj u realizua në mjediset e qendrës kulturore turke “Jonus Emre” pikërisht në këtë qendër ku para pak kohësh autori i punimeve në artin e ebrusë nisi ta mësojë duke arritur që ta përftojë shumë mirë për të ardhur sot me këto piktura interesante.Ebruja është një mënyrë për të pikturuar mbi ujë, e ardhur nga Azia Qendrore. Fillimisht u aplikua në kinë dhe më pas në Iran. Rreth viteve 1500, pati një zhvillim të madh në Turqi aq sa në gjithë botën njihet si Ebru-ja turke. Ebru- ja u shpërnda në të gjithë botën nga udhëtarët që vizitonin Stambollin. Ky art u aplikua dhe në Evropë por me një teknikë më moderne. Ndryshe nga lindja, në Europë ebru-ja nuk mbeti traditë dhe u zhduk me kalimin e viteve. Në lindje u ruajt mënyra tradicionale dhe u trashëgua. Në formën e artit të mirëfilltë u konsiderua në vitet 1950.