
Medreseja e vajzave “Haxhi Sheh Shamia” ka hapur një ekspozitë me piktura të vetë fëmijëve.
Në këtë ekspozitë morën pjesë drejtuesit e medresës, prindërit dhe vetë nxënësit e shkollës. Mësuesja e artit Denisa Brahimi vlerëson punimet e realizuara. Temat e punimeve janë nga më të ndryshmet, nga portretet e deri tek peisazhet e natyrës. Kjo ekspozitë zhvillohet për herë të parë në medresenë e vajzave nga nxënësit e ciklit fillor duke qenë se këtë vit medreseja ka hapur regjistrimet edhe për filloren. Në të ardhmen të vegjlit e medresesë do të vijojnë me të tjera ekspozita në artin pamor duke e zhvilluar edhe më tej këtë degë që është një risi në atë shkollë.


