
Në ambientet e hollit të Bashkisë Shkodër u zhvillua sot ekspozita e titulluar “Atdhetarizmi” me punimet artistike të nxënësve të shkollave të qarkut, organizuar nga ZVAP në kuadër të festave të Nëntorit. Fëmijët sollën punime të ndryshme me tematika patriotike, ku përmes tyre shprehën vlerat kombëtare dhe ndjenjën e atdhedashurisë.
Drejtoresha e ZVAP, Brisela Kadija, theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla, të cilat synojnë ruajtjen dhe promovimin e atdhetarizmit tek brezat e rinj.
Gjatë gjithë javës, në kuadër të festave të Nëntorit, ZVAP do të zhvillojë edhe aktivitete të tjera kulturore dhe edukative me pjesëmarrjen e shkollave të qytetit.






