
Fëmijët shkodranë prezantojnë talentin e tyre nën kujdesin e piktores Teuta Lagja. Biblioteka Publike “Marin Barleti” mirëpriti një ekspozitë të veçantë pikture, ku u shfaqën krijimet e disa prej fëmijëve më të talentuar të qytetit, të udhëhequr nga mësuesja dhe piktorja Teuta Lagja. Në qendër të këtij aktiviteti u vu mesazhi i rëndësishëm për të reduktuar varësinë nga ekranet dixhitale dhe për t’i nxitur fëmijët drejt artit . Për Teuta Lagjën, kjo është një mision edukues që ndihmon në zhvillimin e shijes estetike dhe krijuese të brezit të ri.
Ekspozita përbën një ndalesë të rëndësishme në udhëtimin artistik të fëmijëve, duke i motivuar ata të shprehin lirshëm fantazinë dhe pasionin përmes ngjyrave dhe formave.
Ky aktivitet ishte një thirrje për prindërit, komunitetin dhe institucionet që të mbështesin sa më shumë nisma kulturore kushtuar fëmijëve, duke i dhënë artit rolin e duhur në formimin e tyre.
https://youtu.be/JC06YHMeAE4






