
Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër organizoi ekspozitën e pikturës me punimet e nxënëses Matilda Mjacaj dhe fëmijëve të kursit të pikturës.Ekspozita u realizua nën kujdesin e Ditmar Ademit dhe Uendi Selmanit, duke sjellë para publikut punime artistike të realizuara nga fëmijët pjesëmarrës në kurs.Aktiviteti u mirëprit nga prindër, të afërm dhe dashamirës të artit, ndërsa ekspozita evidentoi talentin dhe kreativitetin e fëmijëve të angazhuar në artin e pikturës.






