
Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër u zhvillua Ekspozita e Pikturës me punimet artistike të nxënësve të talentuar të shkollës 9-vjeçare “Tringë Smajli”. Ekspozita solli për publikun një botë të pasur emocionesh, ngjyrash dhe krijimtarie, ku fëmijët përmes artit shprehën imagjinatën e tyre të lirë.
I pranishëm në këtë ekspozitë ishte edhe drejtori I drejtorisë rajonale të arsimit, Hasan Muça I cili vlerësoi talentin e nxënësve dhe theksoi rëndësinë mbështjes së vazhdueshmë për talente të tilla.
Aktiviteti u ndoq me interes nga prindër, mësues, dashamirës të artit dhe përfaqësues të institucionit kulturor, duke u kthyer në një festë të vërtetë të krijimtarisë fëminore.






