
Ky ishte një nga punimet e prezantuara në ekspozitën shkencore në shkollën 9- vjeçare “Ndre Mjeda”. Të gjitha këto projekte të punuara nga nxënësit gjatë këtij viti shkollor I kanë ndihmuar ata të vënë në praktikë njohuritë e fituara gjatë procesit mësimor.
Mësuesja e lëndës së Fizikës, Blerta Dervishi tregoi se ky projekt zbatohet prej 10 vitesh në këtë shkollë.
Nxënësit që morën pjesë në këtë ekspozitë u vlerësuan me certifikata nga drejtorja e shkollës Nevila Zhabjaku.


