Veprat e Martin Camajt, një prej figurave të shquara letrare të vendit janë ekspozuar në biblioteken “Gjergj Fishta” në Lezhë. Kjo ekspozitë e veçantë është hapur në kuader të 33-vjetorit të vdekjes së Martin Camaj dhe përmban 25 vepra të tij, dy prej të cilave të nënshkruara nga vetë autori, duke ofruar një pasqyrë të pasur dhe të thellë të kontributit të shkrimtarit në letërsinë shqiptare, të cilat kanë lënë një ndikim të thellë në kulturën dhe identitetin shqiptar. Kjo iniciative do të kthehet në traditë për të sjellë në vemendje dhe përkujtuar, njerezit e letrave që kanë lënë gjurmë në vendin tonë thotë përgjegjësi i Bibliotekes “Gjergj Fishta” në Lezhë Paulin Zefi.

Kjo ekspozitë me veprat e Martin Camaj do të qëndrojë e hapur për disa ditë dhe është një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të njohin më shumë rreth jetës dhe veprës së tij, si dhe për të shfrytëzuar mundësinë e pasurimit të njohurive mbi këtë autor të shquar shqiptar.

Artikulli paraprakPS SHKODËR PREZANTON KANDIDATËT PËR 11 MAJIN
Artikulli tjetërZGJEDHJET, PUBLIKOHEN LISTAT NË QARKUN LEZHË