Vrasje në ’99 – Ekstradohet nga Greqia fieraku i dënuar me burgim të përjetshëm

Ekstradohet nga Greqia një 40-vjeçar nga Fieri i dënuar me burgim të përjetshëm. Nga Specialistët e Interpol Tirana është kryer ekstradimi nga Greqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar Feta Kaja. Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Fier, me vendim nr. 44, datë 27.02.2002, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekje”. Ngjarja ka ndodhur me datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 në fshatin Kallm të Fierit. 40-vjeçari në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash. Policia thotë se dy viktimat B. D dhe N.D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi. I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.