Interpol Tirana ekstradon një shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Gjermani i shtetasit Adrian Mali, 52 vjeç, banues në Kosovë.

Shtetasi Adrian Mali u ekstradua nga Gjermania dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” . Neni 283/1 i Kodit Penal.