Ekipi i Izraelit mbërrin në Tiranë, masa të jashtëzakonshme

 

Policia ka bllokuar disa akse rrugore në Tiranë nga ora 17:30 deri në orën 18:30 kur pritet që të mbërrijë ekipi i Izraelit dhe të lëvizë nga Rinasi në Hotel Plaza ku do të akomodohet. Rrugët që do të bllokohen Duke filluar nga sot më datë 10.11.2016, prej orës 17:30 deri 18:30,do të ketë bllokime përkohësisht të segmenteve Rrugore duke filluar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rruga Internacionale kryesore Rinas – “Qafë Kashari”, Autostrada Durrës-Tiranë, duke vijuar tek mbikalimi i Kamzës, Rruga 29 Nëntori, Sheshi “Shqiponja”, Rruga “Dritan Hoxha”, Sheshi “Karl Topia”, rruga e “Durrësit”, Rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga “Ibrahim Rugova”, Rruga “Çameria”, Sheshi “Skënderbej”, Rruga “Abdi Toptani” dhe Rruga “28 Nëntori”. Po ashtu, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe do ketë bllokim në Rrugën “28 Nëntori” dhe Rrugën “Amdi Toptani”. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe përdorusve të tjerë të rrugëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakDEMTOHET ARGJINATURA NE TALE,BANORET I TREMBEN PERMBYTJES
Artikulli tjetërBANESA NE FLAKE,SHPETOHET NENA ME TRE FEMIJET E MITUR