Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me rastin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Rrumbullaku renditi provat e gjetura ndërsa njoftoi se janë shpallur në kërkim disa persona në lidhje me vrasjen e Nikulajt, mes tyre një me shtetësi shqiptaro-britanike, një portugez dhe 4 të tjerë britani
kë, mes të cilëve edhe një grua.
Sipas Rrumbullakut këta shtetas janë larguar nga territori i Shqipërisë, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për gjetjen dhe kapjen e tyre.
“Jemi sot për të komunikuar veprimtarinë hetimore për ngjarjen kriminale në Shëngjin ku është vrarë me armë zjarri Ardian Nikulaj. Pas ngjarjes, u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me qëllim dokumentin dhe zbardhjen e autorësisë. Policia e Shtetit e vlerëson këtë ngjarje dhe për zbardhjen janë sekuestruar një sërë provash që shërbejnë për dokumentin e ngjarjes. Janë gjetur gëzhoja, armë zjarri, telefon dhe disa prova të tjera biologjike. Janë dokumentuar veprimet e autorit të dyshuar dhe e gjithë dinamika e shtetasve të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. Janë siguruar prova shkencore biologjike të pakundërshtueshme”, tha ai, duke shtuar: “Gjithashtu jemi në një fazë të dytë të operacionit në terren me institucione ndërkombëtare”.
Gjithashtu rrumbullaku tha se janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas të dyshuar për vrasjen.
E.H, me shtetësi shqiptare dhe britanike
R.R.S, shtetas portugez
H.H shtetas britanik
H.B shtetase britanike
H.M shtetas britanik
S.P.H shtetas britanik