Pas mbylljes së hetimeve dhe komunikimit të akuzes në fund të vitit që lam pas, dosja penale në ngarkim të portugezit Ruben Saraiva i marrë i pandehur për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, është derguar për gjykim në Gjykaten e Lezhës, e veçuar nga pesë përsonat e tjere të cilët nuk janë ekstraduar ende nga Britania e Madhe. Çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Renis Sheshi dhe me 26 shkurt është caktuar që të zhvillohet seanca e parë paraprake gjyqesore.

Ndaj 30-vjeçarit portugez prokuroria e Lezhës ka ngritur akuzat “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe tashmë do të jetë gjykata e cila do të vendose, nëse kjo çeshtje do të kalojë për gjykim themeli apo do të kthehet për plotësim hetimesh.

Portugezi Ruben Saraiva u ekstradua në Shqipëri me 31 dhjetor të vitit 2023, pas vendimit të Gjykatës së Marokut e cila pranoi kërkesën e autoriteteve shqiptare. Prej asaj kohe ai po qëndron në paraburgimin e Tiranës, në pritje për tu përballur me drejtësinë shqiptare, ndërsa në vazhdimësi ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shengjin. Për krimin e ndodhur më 19 Prill të vitit 2023 në Shëngjin, të akuzuar janë edhe 4 shtetas britanikë që ndihmuan dhe i dyshuari Edmond Haxhia si organizator dhe porositës i vrasjes.

Artikulli paraprakGRIPI I KËTIJ VITI MË I VËSHTIRI NË DEKADA, EKSPERTËT: KA SHKAKTUAR EDHE PROBLEME ME FRYMËMARRJEN
Artikulli tjetërPËRZIENIN PRODUKTE TË DËMSHME DHE I SHISNIN SI VAJ ULLIRI, NË KËRKIM BURRË E GRUA