Pas gjashtë vitesh nga krimi, policia greke e Atikës ka njoftuar se ka arrestuar autorin e vrasjes së një 29-vjeçari shqiptar, orët e para të mëngjesit të 21 Shtatorit 2012 në Peristeri të Athinës.

Sipas raportimeve të medieve greke: Në pranga është vënë Dhimitër Meçi, i njohur si “Dhimos”, i cili konsiderohet “një nga vrasësit më të efektivë që bashkëpunonte me mafian greke”.

29-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur në vendin e shoferit, plagë të shkaktuara me armë zjarri, njoftoi në një deklaratë zyrtare policia greke. Siç u zbulua nga hetimet, makinës ku iu gjet viktima iu afrua një motoçikletë me dy persona. Këmbëzën e shkrepi pasagjeri i motoçikletës pa zbritur nga mjeti.

Në pranga është vënë edhe një tjetër person, me kombësi greke dhe moshë 28-vjeç, si bashkëpunëtor në vrasje.

Shqiptari i njohur si “Dhimos” është një peron i skeduar nga policia greke. Ai është akuzuar në të kaluarën për disa vepra penale, si vrasje, dy tentativa vrasje, përfshirjen në organizatë kriminale, zhvatje, vjedhje, dhe armëmbajtje pa leje.

Artikulli paraprakNDRYSHIME NË DREJTORITË RAJONALE TË POLICISË, TË GJITHA LËVVIZJET
Artikulli tjetërADEMI: KONFERENCE PER SHTYP PER PERMBYTJET