Ekzekutimi misterioz i shqiptarit pa autor, dosja arkivohet

Dy vrasje, një fije lidhëse mes tyre, asnjë fajtor. Rastet janë arkivuar, ashtu siç ka kërkuar prokuroria. Ajo e Sabadin Bregut, shqiptar, i vrarë në moshën 34-vjeçare, me 19 goditje me thikë në Bergamo natën mes 21 de 22 qershorit 2012. Trupi i pajetë u gjet në një kanal në Campagnola, ndërsa makinës së tij i ishte vënë flaka. Është arkivuar edhe rasti i vrasjes së vjehrrit të shqiptarit, Agostino Biava, me vajzën e të cilit: Pamela, ishte martuar Bregu. Biava është vrarë në moshën 46-vjeçare nga një goditje me armë gjahu në Villa di Serio, mbrëmjen e 25 Janarit 2013. Hetimet kanë qenë komplekse dhe nuk kanë arritur të identifikojnë kush fshihet pas 2 vrasjeve. I dyshuari që është vendosur nën hetim për vrasjen e Bregut ka qenë Olsen Likay, një tjetër shqiptar. Ndërsa për Giuseppe Capitanio është hetuar si i dyshuar për vrasjen e Biava-s, i cili ka pasur një lidhje me gruan e tij. Asnjë akuzë kundër tyre nuk është vërtetuar. Pamela Biava ka dëshmuar se vrasja e babait të tij, lidhet me vdekjen e burrit të saj, për arsye hakmarrje.