
Një ngjarje e rëndë kriminale ndodhi mbremjen e kësaj te enjte në fshatin Pllanë të Lezhës, ku është ekzekutuar me armë zjarri 64-vjeçari Gjovalin Prendi, banues në këtë zonë. Krimi u regjistrua rreth orës 20:00 brenda lokalit ne pronesi të viktimes në anen të rruges nacionale Lezhë-Milot, në afersi të Ures së Matit. Ndaj 64-vjeçarit u qëllua me breshëri plumbash, të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, ndërsa fatmiresisht nga te shtënat nuk pati përsona të tjere të lënduar.
Gjovalin Prendi rezulton të jetë babai, i Roan Brahimit të vrarë në muajin maj të vitit 2024 në një atentar mafioz ne Athinë, ngjarje e cila vijon të jetë e pazbardhur. Nga veprimet paraprake hetimore, bëhet me dije se autorët janë larguar nga vendi i krimit me një mjet tip “Poche”, ndërsa policia nuk ka arritur të bie ende në gjurmet e tyre.
Menjëherë pas sinjalizimit, forca të shumta të Policisë së Lezhës, të mbështetura edhe nga Forca Kombëtare e Sigurisë dhe Njësia Shkodër, kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën dhe po ushtrohen kontrolle. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor që nën drejtimin e Prokurorisë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Pista kryesore që po hetohet lidhet me hakmarrjen, pasi djali i viktimes Roan Brahimi apo i njohur edhe me emrin Sidorel Prendi dyshohet të ketë qenë i përfshire në ngjarje kriminale.