BARCELONA FITON 2-1 “KLASIKEN” NDAJ REALIT TË MADRIDIT, SKUADRA E LUIS ENRIKE ME HAP KAMPIONI. Barcelona fiton 2-1 “Klasiken”

ndaj Realit të Madridit dhe e çon në 4 pikë diferencën me rivalët e tyre direktë në kampionatin spanjoll.  Protagonistët e fitores së katalanasve ishin francezi Matjë dhe uruguajani Suares, të cilët shënojnë golat e parë në përballjen e gjigandëve spanjollë.  Goli i vetëm për madrilenët mban firmën e Kristiano Ronaldos, i cili barazoi njëkohësisht Raul Gonzalezin me 15 gola në ndeshjet “Klasike”.  Një sukses i merituar ky i Barcelonës, lojtarët e së cilës dominuan lojën sidomos në pjesën e dytë, ku shpërdoruan shumë raste.  Ndërkohë që skuadra katalanase regjistron fitoren e 10 në 11 ndeshjet e fundit në kampionat, Reali i Ançelotit vazhdon të vuajë e të humbasë pikë, të cilat me siguri që do t’i kërkojë shumë në javët e fundit të kampionatit.  

Artikulli paraprakSHTËPIA E TË MOSHUARVE PROBLEME ME NGROHJEN
Artikulli tjetërGJENDET I VDEKUR 72 VJEÇARI, DYSHOHET PËR VRASJE