
Grupi i Shkodrës merr dy trofe ne Festivalin e 14, te këngës qytetare Elbasan 2016.
Në dt. 11 dhe 12 Mars 2016, në kuader të festës së verës në Elbasan u organizu Festivali Mbarëkombëtar Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare, Mbështetur nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Qendrat Kulturore në rrethe. Për dy netë me rradhë u ngjitën në skenën e teatrit Skampa rreth 15 grupe konkuruese të Qendrave Kulturore dhe Shoqatave Artistike në mbarë trevat shqiptare, me kritere të përcaktuara qartë për ruajtjen e vlerave që përfaqëson kënga popullore shqiptare, ku secili grup sjell vlera autentike. Grupi i Shkodres pranë Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” këtë rradhë në bashkërendim me orkestrën e teatrit “Migjeni”dhe me mbështetjen e Bashkisë, me një grup prej rreth 20 artistesh të afirmuar dhe të rinj, e vlerësoj maksimalisht këtë eveniment. Me unanimitet nga Juria, Grupi i Shkodres u vlerësua më i miri me çmimin e lartë “Isuf Myzyri”dhe Xhuljana Pjetraj këngëtarja më e mirë e zërit femëror e Festivalit. Me çmim të dytë dhe të tretë u vlerësuan Korça dhe Vlora. Juria këtë rradhë përbëhej nga tre emra të njohur të gjinisë së artit muzikor.
/ Star Plus TV /


