Një episod aspak i zakontë është regjistruar në ndeshjen Shqipëri-Hungari, që po zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Gjatë pjesës së parë, mbi fushën e blertë është ngritur një dron me një banderolë ku shkruhej: “Taluant Balla, Elbasani ty të do”. Ndërkohë tifozët e pranishëm në stadium i janë përgjigjur me thirrjet: Rama ik!

Kujtojmë se Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, se gjatë këtij mandati qeverisës Balla nuk do të jetë më drejtues i Qarkut të Elbasanit, duke i besuar atij Fierin.

Në një prononcim për mediat, vetë Balla tha se do të ketë dy përgjegjësi, një për të ngritur zërin për qytetarët e qarkut të Elbasanit, të cilët e zgjodhën deputet dhe e dyta për të riorganizuar Partinë Socialiste në Qarkun e Fierit, qark ky që drejtohej në të kaluarën ngë Gramoz Ruçi, tashmë i larguar nga politika aktive.

Rama njoftoi në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, se gjatë këtij mandati qeverisës Balla nuk do të jetë më drejtues i Qarkut të Elbasanit, duke i besuar atij Fierin.

Artikulli paraprakPLAGOSJE ME THIKË NË SHKODËR, KAPET AUTORI. NË KËRKIM POLICOR PËR DISA VEPRA PENALE ARRESTOHET EDHE I DEMTUARI
Artikulli tjetërFANTASTIK ARMANDO BROJA, SULMUESI ÇAN HUNGARINË, “ELBASAN ARENA” SHPËRTHEN NË FESTË