Shqipëria ka humbur 0-2 përballë Anglisë në përballjen e luajtur në stadiumin “Air Albania” në kryeyqytet. Anglezët kanë dominuar pothuajse plotësisht këtë përballje ndaj ekipit shqiptar duke fituar kështu pa shumë vështirësi. Është minuta e 39 kur sulmuesi anglez Harri Kejn fiton një dyluftim në mbrojtjen kuqezi dhe godet saktësisht me kokë duke realizuar golin e parë. Djemtë e Edi Rejas gabojnë në mbrojtje në minutën e 63 dhe aty miqtë nuk falin.

Është Mount që del i vetëm me portierin Berisha dhe nuk e ka të vështirë të shënojë dolin e dytë. Në minutat e mbetura kuqezinjtë mundohen që të ngushtojnë diferencën por është e pamundur. Në këtë mënyrë në përballjen e dytë eleminatore për kupën e botës kombëtarja shqiptare merr një humbje. Në sfidën e parë Shqipëria fitoi në transfertë me Andorrën ndërsa pësoi këtë disfatë në sfidën e dytë në grup me anglezët duke mbetur në kuotën e tre pikëve.