KF Tirana ka shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo pas eleminimit të turpshëm nga Kupa e Shqipërisë prej një ekipi të Kategorisë së Parë si Korabi i peshkopisë.

Tirana në një njoftim në FB shkruan se vendimi për Egbo është marrë pasi ndeshjet e fundit ka pasur rezultate të munguara dhe ecuri jo të mirë.

Kujtojmë se Tirana me në krye Egbo arriti të risjellë tek bardheblutë titullin kampion të Superligës.

STATUSI NGA KF TIRANA
Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.
Klubi e falenderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të vecantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!

https://www.facebook.com/kftirana.al/photos/a.2393816600874448/2734688306787274/?type=3