KËNGA TËRHEQ VËMËNDJEN E SHUMË SHTETEVE TË BOTËS. “I’m Alive” kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2015, sapo është prezantuar me video.

Elhaidës dhe grupit i është dashur rreth 3 javë për të punuar me tekstin, muzikën dhe videon të cilat me sa duket kanë rezultuar të suksesshëm. Për një gjë jemi të sigurt, “I’m Alvie” të ngjall emocion që në momentin e parë që e dëgjon, të tjerat presim të na i thonë europianët në Eurovision 2015. Pas publikimit të këngës Elhaida ka njoftuar edhe të gjithë fansat e saj në rrjetet sociale duke treguar edhe impresionet e saj rreth këngës e cila thot : Sonte ne 20:00 do publikohet per here te pare kenga dhe klipi i I’m Alive. Pas me pak se nje muaj qe filluam punen per nje kenge te re, sot kemi nje kenge per te cilen kam punuar me shume dashuri , me tekst ne anglisht dhe ne shqip dhe se shpejti edhe ne italisht, dhe nje video e punuar nga Provideo me nje fabul qe per mua eshte shume e rendesishme.  Ne nje kohe rekord si kjo kam dhene me te miren time, dhe uroj shume te shperblej te gjithe ju per besimin qe me dhuruat.  Por Publikimi i këngës së Elhaida Danit natën e mbrëmshme nga Eurovision, ka ngjallur interes nga ndjekësit në të gjithë Europën dhe më gjerë.Shumë komente, pjesa më e madhe të gjithë të huaj, ka pasur kënga “I’m Alive”.Thuajse të gjitha, me nota shumë pozitive, plot vlerësime dhe plot kërkesa që të jetë ajo, këngë fituese e Eurosong 2015 që zhvillohet në muajin maj në Vjenë të Austrisë. Mes komenteve bien në sy janë edhe , komentet e serbëve. Ata vlerësojnë shumë kualitetin e këngës dhe të videoklipit dhe sugjerojnë se duhet të jetë kjo kënga fituese e Festivalit Europian të Këngës 2015.

Artikulli paraprakFUTSALLË, VLLAZNIA E SIGURTË NË ZONËN PLAY-OFF
Artikulli tjetërLIBREZA E SHËNDETIT, RRADHA VAZHDON