SHKODRANIA, DO TË PËRFAQËSOJ SHQIPËRINË NË FESTIVALIN EUROPIAN NË VIEN.Elhaida Dani do të prezantojë Shqipërinë në Festivalin Europian. Ajo është fituese e Festivalit të Këngës në RTSH me këngën “Diell” me muzikë të Aldo Shllakut dhe tekst të Viola Trebickës dhe Sokol Marsit.

Kënga u përzgjodh si fituese nga juria e festivalit duke u vlerësuar me 82 pikë.Edicioni i 53-të i Festivalit në RTSH u mbyll mbrëmjen e së dielës në Pallatin e Kongreseve.Juria e cila përbëhej nga kryetar Agim Doçi, David Tukiçi, Fatos Baxhaku, Alida Hisku, Genc Dashi, Rona Nishliu dhe Evi Reçi vlerësuan në vend të dytë Bojken Lakon me këngën “Të ndiej”. Në vend të tretë kënga “S’të fal” e Linad Halimit.Gjergj Leka mori çmimin e interpretimit me këngën “Himn” ndërsa kënga ”Bajram” e “Offchestra” mori çmimin e jurisë Pop.

Artikulli paraprakTRAGETI, DERI TANI KONFIRMOHEN 5 VIKTIMA
Artikulli tjetërDËBORA, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE