62 të shtëna nga organizata ushtarake e nderit në kullën e Londrës iu dedikuan Elisabetës së dytë si monarkja me mbretërimin më të gjatë në fronin anglez.

E hena shënon jubileun se zafirit të mbretëreshes, ose 65 vjet në fron, dhe Elisabeta ëhstë e para monarke që arrin një moment të tillë. 90 vjeçarja elisabetë u ul në fron me 6 shkurt 1952, pas vdekjes së babait të saj. Ajo është e martuar me Princin Philip, kushëririn e saj të larget, djalin e Princit Andrew të Greqisë dhe stër-stërnipin e Mbretëreshës Victoria. Edhe pse në moshë të thyer, mbreteresha gëzon shëndet të mirë dhe është një figurë mjaft e dashur për pubikun britanik dhe në mbarë botën. Kjo foto, realizuar nga fotografi David Bailey, në të cilën Elisabeta e II shfaqet e veshur me një fustan të kaltër dhe bizhuteri zafiri të dhuruara nga babai i saj Mbreti George i VI si dhuratë martese në vitin 1947 është ribotuar nga Buckingham Palace për të shënuar jubielun e zafirit të mbretëreshës.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 06.02.2017
Artikulli tjetërBEOGRAD, HAPET PROÇES GJYQËSOR PËR MASAKRËN E SREBRENICËS