Arti shqiptar i është bashkuar dhimbjes së familjes së Avni Mulës i cili ka ndërruar jetë mbrëmjen e kësaj të enjte. “Lamtumirë nderi i kombit” – shkruan drejtoresha e re e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zamira Çela në profilin e saj në Facebook.

Ajo e vlerëson Mulën si baritonin legjendar të historisë së skenës shqiptare. Ndërkohë edhe ish ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur një mesazh ngushëllimi për kompozitorin. Kumbaro shkruan se “Valsi i lumturisë” sonte fluturon në qiell me engjëjt duke marrë me vete shpirtin.

Ndërkohë ka reaguar dhe këngëtari Elton Deda i cili shkruan se Mula la prapa një pasuri të madhe artistike.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË MOSHËN 92-VJEÇARE AVNI MULA, INVA: BABAI FLUTUROI NË VALSIN E PËRJETËSISË!
Artikulli tjetërULEN TEMPERATURAT, SHIKONI SI DO JETË MOTI SOT