Është boksierja e parë në Shqipëri dhe pasioni i saj në këtë sport ëhstë tepër i madh ku Elsedita Selaj edhe pse sapo ka filluar drejtë këtij sporti ka marrë pjesë në disa kompeticione.

Pasditen e së mërkurës është zhvilluar ndeshja finale e kampionatit Europian të boksit për 18 vjeçarët, ajo e peshës 75 kg në mes shkodranes Elsidita Selaj që ka përfaqësuar Shqipërinë dhe një kundërshtareje ruse.

Kjo e fundit, me një përvojë shumë të madhe në arenën ndërkombëtare ka arritur të shpallet fituese dhe të shpallet kampione. Ndërkohë, Selaj është pozicionuar në vendin e dytë në këtë eveniment të rëndësishëm duke u shpallur nënkampione Europe.

Padyshim që ky është një sukses i jashtëzakonshëm për këtë sportiste dhe trajnerin Jetmir Kuçi sepse Selaj ka zhvilluar deri më tani vetëm 4 ndeshje ndërkombëtare por i sjell Shqipërisë medaljen më me vlerë të marrë ndonjëherë në historinë e boksit shqiptar.

Një paraqitje e tillë shumë e mirë në këtë eveniment, do të jetë një nxitje për Elsiditën për të tjera paraqitje dhe të tjera suksese në Kampionatin Botëror dhe në Olimpiadën Botërore të boksit që do të zhvillohen gjatë këtij viti ku Selaj do të jetë pjesëmarrëse.

Elsedita sapo e ka nisur karrierën e saj në sportin e boksit duke qënë e para femër në Shqipëri që prfilizohet në këtë sport por ama qëllimet e saj i ka të qarta të arrij sa më shumë fitore.

 

Artikulli paraprakVIJON AKSIONI “TË PASTROJMË SHQIPËRINË”
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË ATLETIKË FITUESE E KUPËS SË SHQIPËRISË