Letër Dorëheqjeje
Drejtuar: Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe

I nderuar Z. Blendi Gonxhe
Po ju shkruaj t’ju informoj se do të dorëhiqem si drejtor i drejtorisë së transportit rrugor për rajonin e veriut. Megjithëse unë kam gëzuar kënaqësinë të punoj me ju dhe të punoj për këtë drejtori, arsyet personale kërkojnë që të liroj pozitën time.

Pavarësisht se duhet të largohesha, vlerësoj thellësisht mundësitë që më keni dhënë gjatë kohës sime si drejtor i drejtorisë rajonale të transportit rrugor në Shkodër. Unë jam shumë mirënjohës për gjithë ndihmën tuaj përgjatë këtij rrugetimi.

Gjatë kohës si drejtor jam shumë i lumtur që kemi mundur të kontribuojmë për mbjelljen e 250 fidanëve pishë në malin e Taraboshit. Jam ndjerë i mbushur në shpirt nga ndërtimi i shtëpisë që i kemi bërë familjes së varfër në Shkodër sëbashku me mbështetjen tuaj ndërsa më shërbeu pafund eksperienca por edhe gjithë ajo që ne u munduam të japim nga vetja në organizimin e aktivitetit RETRO në Shkodër pak ditë më parë. Do mbetet e pashlyer në memorien time gjallëria e qytetit në ato ditë dhe e gjithë kënaqësia e mijëra qytetarëve që e përjetuan në mënyrën më të bukur.

Ju falenderoj për çdo gjë dhe jam i hapur për gjithçka që keni nevojë.
Sinqerisht,
Elson Çeliku