Elson Çeliku është drejtori i ri rajonal i drejtorisë rajonale të transportit rrugor në Shkodër. Elson Çeliku është emëruar në vend të Egla Mirashit e cila largohet nga ky post për të ndjekur magjistraturën duke nisur kështu rrugëtimin drejtë drejtësisë. Elson Çeliku është një emër i njohur në radhët e PS Shkodër. Prej vitesh kontribuon në radhët e PS si një prej eksponentëve që vjen nga brezi i ri.

Elson Çeliku aktualisht është anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës për PS. Më përpara ka qenë pjesë e OSHEE Shkodër. Çeliku është një prurje e Forumit Rinor Eurosocialist të Shkodrës duke dhënë kontributin e tij edhe në radhët e FRESSH Shkodër. Elson Çeliku edhe më përpara ka qenë një prej emrave të përfolur për disa poste duke u emëruar tashmë si drejtor rajonal në drejtorinë e transportit rrugor si një prej institucioneve më rë rëndësishme. Elson Çeliku njihet edhe për qëndrimet e tij kritike dhe analiza publicistike për bashkinë Shkodër edhe mënyrën se si është drejtuar prej 30 vitesh qyteti e aq më tepër edhe roli i të rinjve i munguar.

Emërimi i Elson Çelikut është bërë nga drejtori i përgjithshëm Blendi Gonxhe ndërsa zyrtarisht do ta nisë punën nga dita e enjte. Drejtoria rajonale e transportit rrugor është ndër më të rëndësishmet dhe tashmë kjo është një përgjegjësi që e ka marrë përsipër drejtori i ri Çeliku për të përmirësuar edhe më shumë punën dhe shërbimet në atë institucion dhe për t’ju gjendur sa më pranë qytetarëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, NUNCI APOSTOLIK: JO NDASI, POLITIKA TË BASHKOHET
Artikulli tjetër“PARA ZGJEDHJEVE E KE GATI” ERDOGAN I PREMTON RAMËS NDËRTIMIN E SPITALIT TË FIERIT, KRYEMINISTRI: DERI MË 7 PRILL KE 3 MILION E GJYSMË SUPERVIZORË!