Elvis Roshi në pyetje 40 min prokuroria: U fsheh dënimi

TIRANE-Dy javë pasi Gjykata e Lartë i hoqi masën e sigurisë arrest në shtëpi duke i rikthyer lirinë, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është paraqitur këtë të martë në prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar në lidhje mbi hetimet që kanë nisur ndaj tij. Roshi i shoqëruar nga avokati Theodhori Sollaku për afro 40 minuta kanë qëndruar në Prokurorinë e Tiranës ku prokurori Enklid Gjini e ka pyetur atë në lidhje mbi plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Vetë Roshi nuk ka preferuar të komentojë për mediat se çfarë ka dëshmuar, ndërsa sipas Sollakut, kryebashkiaku i qëndron deklarimeve të bëra më parë dhe prokuroria deri më tani s’ka kryer asnjë hetim pasi mbetet në pritje të letër-porosive. Me dyshimin e falsifikimit të dokumenteve, prokuroria kërkoi 5 muaj më parë arrestimin e Roshit, ndërsa gjithçka sipas akuzës lidhet me mos deklarimin e 3 rasteve ku Elvis Roshi ka patur probleme me drejtësinë në të shkuarën. Sipas prokurorisë, Roshi ka fshehur duke mos deklaruar një dënim në Itali në vitin 1995, një dëbim nga autoritet zvicerane dhe një arrestim nga autoritetet gjermane. Roshi po hetohet në gjendje të lirë ndërsa rastet e zyrtarëve të prekur apo nën hetim nga ligji i dekriminalizimit dhe pse ka kaluar 8 muaj nga hyrja e tij në fuqi numërohen jo më shumë se 5 të tilla dhe këto të zgjedhjeve lokale dhe pjesë e administratës civile.

Artikulli paraprakARRESTOHEN DY SHTETAS NE MALESI TE MADHE
Artikulli tjetërBRAHO:SHISH PERGJON TITULLARE NEN HUNDEN E PROKURORISE